I ndërtuar prej më shumë se 30 vitesh, por e lënë në harresë kanali vaditës në Njësinë Administrative të Gurit të Zi po i rikthehet fermerëve dhe banorëve të zonës. Falë një ndërhyrje të plotë që po bën Bashkia Shkodër në këtë zonë. Puna ka nisur prej ditësh, ndërkohë që administrator I Njësisë ka treguar në detaje për të gjitha ndërhyrjet që po kryhen në kanalet për vaditje në këtë zonë

4,7 kilometër është gjatësia e këtij kanali që shërben për vaditje në 4 fshatra të Njësisë Administrative Guri i zi, ndërkohë që për vitin e ardhshëm janë parashikuar të tjera nderhyrje që I vijnë në ndihmë fermerëve të kësaj zone për vaditjen e tokave të tyre.

Artikulli paraprak“PO LARGOHET RINIA, QEVERIA TË INVESTOJË”
Artikulli tjetërPERSONAT ME AFTËSI NDRYSHE: S’NA PUNËSOJNË