Është rikthyer në teatrin “Migjeni” komedia e artit “Princesha e Bizantit” e interpretuar nga aktorët e trupës teatrore eksperimentale të qendrës rinore “Atelie”. Ngjarjet përqendrohen në periudhën e pushtimit bizantin, në vitin 1119. Skenaristi dhe regjisori I shfaqjes Vladimir Doda thotë se ka sjellë përmes kësaj shfaqje një realitet që sillet mes dashurisë për pushtet dhe pushtetit të dashurisë
Është bërë një punë e madhe me trupën e aktorëve pasi të rinjtë interpretonin për herë të parë shprehet Doda.
Ndërkohë, Doda uron që shfaqje të tilla të vihen më shpesh në skenën e teatrit “Migjeni”
Shfaqja do të shfaqet në teatrin “Migjeni” deri në 13 shkurt në orën 13:30 ndërsa në 14 shkurt, për spektatorin shkodran do të jepet në orën 18:30