Nga “Shteti i Arbërit” tek Arbëria në shekujt e humanizmit Evropian, ishte titulli i konferences shkencore të mbajtur në Gziq të Mirditës, vendin ku lindi shteti i arbërit më shumë se 800 vitë më parë.Ky event mjaft i rëndësishem për historinë e mesjetes, u organizua nga Akademia e Shkencave në bashkëpunim me Bashkinë Mirditë dhe Komitetin e Pajtimit Mbarkombëtar, duke bërë bashkë historian, studies, akademik, autoritete vendore dhe banor të zonës.

Shteti i Arbërit ka qenë funksional që i kryente të gjitha funksionet tha historiani Pëllumb Xhufi, ndërsa të tjete të pranishem që referuan në këtë konference vunë theksin tek lënia pasdore e historisë së mesjetes.

Faktet dhe prurjet e reja mbi historinë e mesjetes pjesë e kësaj konference do të pasqyrohen në vepren e re historia shqiptare tha kreu i akademisë së shkencave Skënder Gjinushi.

Kjo konference shkencore u organizua në kuander të 555-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skëndërbeut, si një mënyre për të nxjerrë në dritë dhe promovuar sa më shumë historinë tonë të mesjetes për të cilen dihet shumë pak.

Artikulli paraprakARRESTOHET SHEFI I KOMISARITIT KURBIN
Artikulli tjetërGJYQI NDAJ MILLORAD DODIKUT DO TË FILLOJË MË 16 TETOR