Këtë vit, “Panairi i Librit” do rikthehet fizikisht me pafund titujt të rinj. Pas një viti të vështirë pandemik, aktiviteti do zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, si zakonisht.
Si një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore “Panairi i Librit” do të zgjasë pesë ditë nga data 17 deri në 21 nëntor 2021. Këtë vit larmia e titujve të rinj do të jetë më e madhe për lexuesit. Do të zhvillohen diskutime, dhe takime me shkrimtarë të njohur, vendas e të huaj.
Për të vizituar panairin nuk do të duhet as certifikatë vaksinimi dhe asnjë tampon negativ, por do të respektohen të gjitha masat kundër COVID-19.
Blerjet e librave do të kenë një çmim më të arsyeshëm dhe një interes të veçantë do t’u kushtohet dhënies së çmimeve. Gjithashtu seminaret do të zhvillohen me autorë nga Shqipria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, të cilët do të diskutojnë me përkthyes dhe autorët e rinj.