Bashkia Shkodër ka rikthyer pas 32 vitesh orkestrën simfonike të qytetit të Shkodrës. Kryetari Bardh Spahia tha se ndihet krenar për këtë rikthim të orkestrës simfonike pasi I ka munguar qytetit prej vitesh.
Dirigjenti Jetmir Barbullushi vlerësoi punën e bërë për rikthimin e orkestestrës simfonike.Ndërkohë, vlerësime shprehën edhe kompozitorët e orkestrës.
Bruna Keçi, përgjegjëse në drejtorinë e Kulturës në bashkinë Shkodër tregon se premiera e parë e orkestrës simfonike do të jetë në pranverë.
Orkestra simfonike, një emblemë e qytetit të Shkodrës tashmë e rikthyer pas 32- vitesh pritet të ketë disa premiera gjatë këtij viti.