Pas 7 vitesh mungesë Festivali i Muzikës Moderne u rikthye në qytetin e Shkodrës…
Nata e parë e këtij festivali u zhvillua në zonën muzeale të Gjuhadolit duke tërhequr përveç qytetarëve shkodran edhe shumë turistë të huaj…

Në këtë rikthim pas 7 vitesh, festivali i muzikës moderne që ishte një nisëm e muzikantit Eugen Gargjola, u organizua nga shoqata kulturore artisike “Prenkë Jakova” drejtuar nga maestro Gjon Shllaku….

Ndërprerja e festivalit në 2017-ën solli një dëm përsa i përket vazhdimësisë. Festivali i muzikës moderne ndikon në zhvillimin e mëtejshëm të asaj që quhet turizmi kulturor. Pjesë e këtij festivali është edhe grupi muzikor “N’Gen” i përbërë nga artistë të rinj. I krijuar në vitin 2021, në dy vitet e fundit ky grup qëndroi pa aktivitet thotë konsulenti artistik Markelian Kapidani për shkak të mungesës së një mbështetjeje financiare…

Në festivalin e muzikës moderne përveç zërave më të mirë të Shkodrës dhe një artisteje nga Italia morën pjesë edhe “Open Balkan” Orchestra”, kuinteti “Ad Libitum” dhe FMM Band duke dhuruar një natë ndryshe në Gjuhadol.

Artikulli paraprakVELIPOJA E PREFERUAR NGA TURISTËT
Artikulli tjetër‘ETHET E NILIT’, KONFIRMOHET RASTI I PARË I VIRUSIT NË KOSOVË