DO TË JETË NJË AKTIVITET FESTIV ME FËMIJËT E QYTETIT TË SHKODRËS. Një festë e veçantë, “E enjta e bijave” një traditë e hershme në qytetin e Shkodrës do të rikthehet me një organizim nga “Miqtë e Françeskut” të Kishës Françeskane.

Aktiviteti do të ketë për qëllim argëtimin e fëmijëve ku si gatim tradicional janë petullat. Ky organizim i paraprin karnavaleve që do të jenë me 16 dhe 17 shkurt. Gatimi do të jetë profesional dhe fëmijët që do të përshkohen në pedonale do të shijojnë edhe momente argëtimi përmes muzikës dhe lojrave. “E enjta e bijave” nuk do të vijë vetëm me gatime e muzikë për fëmijët por edhe me aktrimin profesionist nga aktorët e grupit “Miqtë e Françeskut” të Kishës Françeskane të cilët kanë për synim edhe rikthimin e kësaj tradite e cila gradualisht ka nisur në humb në familjet shkodrane.

[iframe width=”300″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/lpXd8KEO04A” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakTRITOLI NË VEND, QYTETARËT: NGJARJE E DËNUËSHME DHE KRIMINALE
Artikulli tjetërARGËTIM PËR FËMIJËT JETIM