Që nga 14 marsi treni i linjës Shkodër-Laç do të vihet në funksion për udhëtarët. Kryesisht do të jetë në shërbim të atyre që duan të shkojnë në kishën e Shna Ndout në Laç çdo të marte deri me 13 qershor. Myzafer Liqeni, kryetar i trenit bëri të ditur se nisja çdo të martë drejt kishës së Laçit është në orën 6:00 ndërsa kthimi në orën 13:00.
Një shqetësim mbeten kryesisht adoleshentët të cilët dëmtojnë vagonët e trenit. Kryetari Liqeni i bën thirrje të gjithë udhëtarëve që të respektojnë rregullat dhe të mos dëmtojnë trenit ndërsa pret që policia e Shkodrës të vendosë në dispozicion një efektiv gjatë udhëtimeve drejt Laçit.
Për pjesën tjetër të vitit, treni nga Shkodra në drejtim të qyteteve të tjera do vijojë që të mosfunksionojë sa i përket udhëtarëve deri në vitin 2024 kur pritet të nisë punë për ndërtimin hekurudhës së re Vorë-Hani Hotit.
Plani për ndërtimin e hekurudhës së re që përfshin edhe Shkodrën është prezantuar në një dëgjesë publike me banorët që jetojnë përreth hekurudhës të cilët u shprehën kundër për shkak të prishjes së ndërtimeve që mund të bëhen.