Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime në Shkodër ka riparuar një dëmtim të shkaktuar nga Bordi i Kullimit në linjën e furnizimit me ujë të pijshëm në fshatin Mali Kolaj të njësisë administrative Velipojë. Gjatë pastrimit të këtij kanali pak ditë parë fadromat e Bordit të Kullimit të Lezhës dëmtuan rreth 60 metër tub të linjës së ujësjellësit të Malit Kolaj. Pasi kjo zonë qëndroi pa ujë të pijshëm ndërmarrja e ujësjellës kanalizime ka bërë të mundur një ndërhyrje dukë zëvendësuar tubin e dëmtuar shprehet përgjegjësi i ujësjellësit në Velipojë Lulzim Kaçi dhe duke rikthyer kështu furnizimin me ujë për 200 banorët në Mali Kolaj.
Përgjegjësi i ujësjellësit në Velipojë Kaçi i bën thirrje Bordit të Kullimit të Lezhës që të jenë më të kujdesshëm në rastet e pastrimit të kanaleve apo ndërhyrjeve të tjera në mënyrë që të mos dëmtojnë linjat e furnizimit me ujë të pijshëm si dhe të njoftojnë ndërmarrjen e ujësjellësit në mënyrë që t’i asistojnë përmes punonjësve të tyre.
Pas kësaj ndërhyrje të ndërmarrjes së ujësjellës kanalizime në Shkodër 200 banorët e fshatit Mali Kolaj në Velipojë po furnizohen normalisht me ujë të pijshëm.