PAULIN PREKA, INTERPRETON SËRISH NË SKENËN E TEATRIT MIGJENI. Një rikthim pas 18 vitesh ne skenën të cilën kaloi një jete, por sot për të festuar me miqtë dhe koleget e tij 80 vjetorin e lindjes. 

Artisti i merituar Paulin Preka i dhuroi Shkodrës dhe artdashësve një mbrëmje te mbushur me emocione dhe nostalgji. Për mbi 2 orë spektatorët që kishin tejmbushur teatrin Migjeni, shijuan interpretimet brilante të trupës profesioniste dhe këngëtareve. Paulin Preka është një nga artistët shumë dimensional të artit shqiptar, me qindra role në teatër dhe kinematografi. E për ta mbyllur siç e ka tradite shkodrani, me pak humor thumbues, përveç tortës dhe qirinjve, ju dorëzua certifikata “Mjeshtër i madh”. Ky ishte një mesazh i drejtpërdrejtë për presidencën, që prej vitesh mban në sirtarë propozimet për vlerësimin e shumë kolosëve të skenës shkodrane e shqiptare.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/yLEFslsa_Ms?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakGOLA SHQIPTARË NË EUROPË
Artikulli tjetërPAULIN PREKA, “NJË JETË NË SKENË”