Të gjithë presin me padurim turneun e grupit legjendar “Spice Girls”, i cili do të zhvillohet në gjithë botën dhe mendohet se do të zgjasë dy vite.
Lajmin e ka konfirmuar një prej anëtareve të grupit Mel B, në spaktaklin e talenteve “American’s Got Talent” ku është pjesë e jurisë. Këngëtarja është shprehur shumë e emocionuar për turneun, por duket se një prej pjesëtarëve të grupit po ia bën punën e vështirë.
Dhe të gjithë e kuptuan se për kë e ka fjalën. Marrëdhënia e saj me Vicktoria Beckham nuk është aspak e mirë dhe kjo gjë ka rënë në sy të të gjithë publikut.
Mel B po influencon fansat kundër Victorias dhe kësaj të fundit i është sosur durimi. Beckham kishte vendosur të bëhej pjesë e ribashkimit por vetëm për të takuar fansat dhe për të dhënë intervista, ama jo për të marrë pjesë në turne.
Anëtaret e Spice Girls shpresojnë që menaxheri i tyre Simon Fuller t’i mbushë mendjen Victorias edhe pse është shumë e vështirë. Fansat janë në ankth sepse nëse kjo situatë do të vazhdojnë kështu, mund të prishet shoqëria e tyre dhe turneu mund të mos realizohet.