Ka nisur puna për rikualifikimin urban tek blloku i banimit bulevardi “Zogu I”. Projekti parashikon ndërhyrje të plotë dhe konkretisht:
– Shtresë binderi dhe asfalti me sipërfaqe 1190 m2
– Punime për ndërtim trotuari me pllaka granili 614 m2
– Punime elektrike dhe shtylla ndriçimi 24 copë
– Punime sistemim- gjelbërim arredim
Po ashtu, parashikohet sinjalistikë rrugore (vijëzime, vendosje tabela) vendosje stolash, mblellje fidanë shkurre dekorative, fidanë pemë dekorative dhe sipërfaqe me bar.
Vlera e investimit nga të ardhurat e Bashkisë së Shkodrës është 13.254.778 lekë dhe punimet do të përfundojnë brenda muajit nëntor 2018.