5.000 m2 sipërfaqe e gjelbër do t’i shtohen qytetit të Shkodrës me përfundimin e rikualifikimit urban të bllokut të pallateve në Xhabiej. Ditën e sotme është vazhduar me mbjelljen e 100 pemëve dekorative, prej të cilave 31 janë agrume si limonë, portokalle dhe mandarina.

Më pas do të realizohet mbjellja e tapetit të gjelbër, për të krijuar një mjedis të këndshëm për të gjithë banorët.

Paralelisht, po ecet me sipërfaqen e asfaltuar pasi ka përfunduar infrastruktura nëntokësore me kanalizimet e ujrave të bardha- kanalizimeve të ujrave të zeza-, rrjetin e ujësjellësit, tombinot etj.

Pasi është hedhur shtresa e parë e asfaltit apo siç quhet në gjuhën teknike- binderi, do të hidhet edhe shtresa e dytë apo tapeti.

Artikulli paraprakBASHKIA VAU-DEJËS MBLEDH SHTABIN E EMERGJENCAVE
Artikulli tjetërSHKODËR, “TË GJITHË E DUAN AGIM KRAJKËN”