Rikualifikimi urban i bllokut të pallateve në Bulevardin “Zogu I” në qytetin e Shkodrës është drejt përfundimit të plotë. Sot po punohet për tapetin, siç quhet në gjuhën teknike shtresa e fundit e asfaltit.
Projekti parashikonte kanalizimet e ujrave të bardha-, ujrave të zeza rrjetin e ujësjellësit, linjat e fibrave optike, asfaltimin, sinjalistikën rrugore dhe ndriçimin.
Banorët shprehen mjaft të kënaqur, pasi në këtë bllok pallatesh nuk është ndërhyrë prej rreth 30 vitesh.
Investimi i Bashkisë Shkodër arrin vlerën e 130 milion lekëve dhe është një tjetër premtim i mbajtur.