Janë drejt përfundimit rikualifikimi urban i blloqeve të banimit në lagjen “Qemal Draçini” në qytetin e Shkodrës.
Aktualisht, po vijohet me shtresat asfaltike, për të vijuar me sinjalistikën rrugore dhe ndriçimin paralelisht. Ndërhyrja është bërë e mundur nga të ardhurat e vetë Bashkisë Shkodër, me një vlerë 7,55 milion lekë.
Projekti ka realizuar 450 metër linear kanalizime të ujrave të bardha kanalizime të ujrave të zeza, rrjetin e ujësjellësit në një gjatësi 160 metër linear, punime elektrike dhe shtyllat e ndriçimit. Punimet i inspektoi vetë kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi.
Në shërbim të banorëve, në një zonë me densitet të lartë banorësh, janë edhe hapësira të gjelbra, pemë dekorative, stola pushimi dhe një sipërfaqe 580 metër katror pllaka dekorative.