Një shtetas nga Siria është arrëstuar nga policia kufitare në Rinas, pasi rezultoi si kishte dokumente të flasifikuar, po ashtu gjatë kontrollit iu kapën një pasaportë me vizë angleze dhe letërnjoftim të falsifikuar. Policia kufitare thotë se “ka arrestuar Muhammed Aldughll , 57 vjeç, lindur në Damask Siri dhe banues në Lagja Ruknudin Damask-Siri, me shtetësi Siriane.

” Policia sqaron se “siriani kishte ardhur në Shqipëri në datën 24 nëntor si pasagjer i zakonshëm dhe ka udhëtuar me linjë Ajrore ku si dokumenta udhetimi ka paraqitur një pasaportë të Guatemalës me foton e tij, por me  gjeneralitete dhe datëlindje në emër të një shtetasi tjetër Sirian E.P. Nga ekzaminimi paraprak në Laboratorin e ekzaminimit të dokumentave në Aeroportin e Rinasit dyshohet të jetë e fallsifikur.”Më tej policia thotë se “gjatë kontrollit në vijën e dytë i është gjetur në bagazhet e tij një Kartë identiteti familjare dhe një kartë identiteti personale siriane me gjeneralitete Muhammed Aldughll i dtl. 12.05.1958 dhe një pasaporte turke me gjeneralitete Muhammed Aldughll i dtl. 12.05.1958 dhe në brendësi të pasaportës kishte një Vizë angleze , e vlefshme nga data 07.09.2015- 06.12.2015 e cila pas ekzaminimit të tyre dyshohet se pasaporta turke dhe viza angleze mund të jenë të fallsifikuara.” Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale  “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Artikulli paraprakSHKELET PROTOKOLLI, I GJITHE “SHTETI” JASHTE VENDIT
Artikulli tjetërITALI VRITET SHQIPTARI, ISHTE I DËNUAR ME BURG PËRJETË