2 milion euro dyshohet të jetë shuma e grabitur në një automjet blind të transportit të parave të një banke.

Grabitja ndodhi rreth orës 15:00 në rrugën e Rinasit që të con për në aeroport. Paratë që i përkasin një banke të nivelit të dytë, do të transportoheshin jashtë shtetit.

Grabitësit kanë qenë të maskuar dhe të armatosur. Nën kërcënimin e armëve kanë mundur të marrin thasët me paratë.

Forcat e policisë atje janë të shtuara në patrullime të efektivevë rrugor dhe të rendit, nisur nga fakti që në këtë rrugë kanë ndodhur grabitje të bujshme.

Ne vitin 2017 1.5 milionë euro u grabitën në mes të ditës në rrugën e Rinasit, ku autorët e armatosur zbritën nga makinat e tyre duke i drejtuar armët personave në blindin me paratë.Ne vitin 2015 tjetër grabitje ndodhi edhe në aeroportin e Rinasit, në ambientet e brendshme.

Prokurorët e Krimeve të Rënda në rrugën e Rinasit.Kreshnk Ajazi dhe Ndini Tavani, dy prokurorë të Krimeve të Rënda kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Shifra e grabitur dyshohet të jetë rreth dy milionë euro,

Pranë vendit ku u grabit blindi me para, nga persona ende të paidentifikuar, një automjet dyshohet të jetë duke u djegur. Dyshimet janë që makina t’i përkasë autorëve, që njëjtë si edhe më grabitjet e tjera, autorët i djegin makinat për të humbur gjurmët.

Policia në postblloqe të shumtë të ngritur pas ngjarjes, pritet të mbërrijë në vendin e ngjarjes nga ku po vjen tymi.

Mësohet se autorët e grabitjes kanë qenë me një makinë pa targa dhe me mbishkrimin “Hetimi tatimor”.

Gjatë grabitjes ka pasur shkëmbim zjarri dhe dyshohet për një të vdekur dhe persona të tjerë të plagosur.

Artikulli paraprakPD SHKODER,DEKLARATE NE PERGJIGJE TE BRAÇES
Artikulli tjetërVLLAZNIA NË KAOS, TRAJNERI CANAJ ENDE NË ANGLI