Rinas, ndalohet greku me pajisje të dyshuar përgjimi
Pas izraelitit Yoram Frig, një tjetër shtetas i huaj është ndaluar nga policia e Rinasit pasi dyshohet se mbante me vete një pajisje përgjuese. Joannis Dragounis me shtetësi dhe banim në Greqi , me profesion inxhinier ndërtimi është ndaluar paraditen e së dilës teksa po tentonte të dilte nga shqipëria, kur agjentët e policisë kanë pikasur pajisjen e dyshimtë. Burime nga policia i thanë Top Channel se 52-vjeçari ishte kontraktuar nga një kompani e shërbimeve telefonike që operon në Shqipëri. Ai mësohet se gjatë deklarimeve të para ka mohuar që pajisja të jetë përgjuese. Sipas inxhinierit grek pasija shërben vetëm për matjen e sinjaleve të antenave të kompanisë që e kishte kontraktuar, megjitjatë paisja i është sekustruar ndërkohë që materialet i janë referuar prokurorisë së Tiranës e cila do të vijojë hetimet e mëtejshme. Pajisja pritet t’i nënshtrohet ekspertizës ndërsa burimet thonë se ajo është thuajse identike me paisjen që iu sekustrua izraelitit Frig, që mës pas rezultoi se nuk kishte fuqi përgjuese por vetëm identifikonte çimka apo mjete të tjera përgjuese. Në bazë të sistemit TIMS, Joannis Dragounis rezulton të ketë hyrë në shqipëri mbi 20 herë ndërsa ndaj tij nuk është marrë asnjë masë shtënguese. Ndryshe nga izraeliti Frig të cilit iu bllokua edhe pasaporta dhe priti deri përfundimin e ekspertizëz, shtetasi grek është lënë i lirë të udhëtojë drejt vendit të tij, por me kushtin që do të jetë i detyruar të mbajë kontakte me autoritetet shqiptare.