Shërbimet e Policisë Kufitare ne hyrje ushtruan kontroll fizik ndaj shtetasit izraelit E.R., 49 vjeç, lindur dhe banues ne Izrael.

Gjatë kontrollit në bashkëpunim me Doganën Rinas, shtetasit E. R., i cili udhëtonte nga Moska për në Shqipëri, iu gjetën një sasi valute në kartemonedha euro të padeklaruara në degën e Doganës Rinas, shuma prej 250.000 Euro.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane për veprime të metejshme, në ngarkim të shtetasit E.R, për veprën penale “Mos deklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Deshmia e izraelitit: Erdha të bëja biznes në Shqipëri,nuk e dija që duhet ti deklaroja.
Do bëja biznes me blerje pronash apo fusha të tjera. Më kanë thënë që këtu ka mundësi të mira për biznes.Kam edhe para të tjera që dua ti investoj këtu.

Artikulli paraprakEKZEKUTIMI I AVOKATIT GREK,FLET NGA BURGU VRASËSI SHQIPTAR: DO ZBULOJ POROSITËSIN
Artikulli tjetërISHTE DUKE DREJTUAR MAKINËN, VDES PAPRITUR BURRI