Një tjetër shtetas malez është arrestuar në Aeroportin e Riansit, pasi tentoi të udhëtonte për në Francë me dokumenta të falsifikuara. Sipas policisë kufitare në pranga është vënë malezi Diallo Cheick Oumar 25 vjeç, lindur dhe banues në Mali/Bamako.
Ai është paraqitur për kontroll dhe hyrje në Shqipëri me një pasaportë të lëshuar në emër të Diallo Cheick Oumar, e cila në faqen 6 të saj, kishte një vizë shqiptare lëshuar në Kajro më datë 7 nëntor 2015 e vlefshme deri në datë 6 shkurt 2016. Burimet pranë policisë sqarojnë se gjatë kontrollit, 25-vjeçarit malez i është gjetur po ashtu një leje qëndrimi franceze në emër të Diallo Cheick Oumar dhe një kartë identiteti maleze. Pas ekzaminimeve në laboratorin e Rinasit, pasaporta maleze dhe leja e qëndrimit franceze kanë rezultuar të falsifikuara. Sipas policisë, Oumar ka dëshmuar se të dy dokumentat e falsifikuara ia kishte shitur një shtetas tjetër malez, në vlerën e 5.670 dollarëve, dhe po ky person i ka prerë edhe biletat dhe pronotimin e hotelit në Serbi Beograd, nga ky më pas do të udhëtonte drej francës. Pas arrestimit shtetasi Malez Diallo Cheick Oumar është dorëzuar në dhomat e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë në dispozicionin e Prokurorisë.