Një sasi e madhe parash është grabitur ditën e sotme nga disa persona të armatosur.
Ngjarja ka ndodhur disa minuta më parë pranë aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas. Paraprakisht dyshohet që sasia e parave të grabitura të jetë tepër e madhe, ndërsa nën kërcënimin e armës tre grabitësit kanë shkaktuar frikë dhe panik mes të pranishmëve. Konkretisht ngjarja ka ndodhur në pikë këmbimi valutor pranë Rinasit.