Në prag të sezonit të ri turistik, Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit i shtohen 10 destinacione të reja fluturimesh. Gjithashtu, për 3 prej tyre është dyfishuar kapaciteti, me qëllim që të lehtësohet fluksi i turistëve.
Lajmin e mirë e ka bërë të ditur Kryeministri Edi Rama, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruan:
“Mirmëngjes dhe me lajmin e mirë se në prag të sezonit të ri turistik, fluturimet nga aeroporti i Tiranës pasurohen me 10 destinacione të reja,
ndërsa për 3 prej tyre dyfishohet kapaciteti për të lehtësuar fluksin e konsiderueshëm të turistëve që pritet këtë vit, ju uroj një ditë të mbarë”.
Kreu i qeverisë ka përcjellë gjithashtu edhe cilat janë këto destinacione, si më poshtë.
Helsinki-Tiranë (11 Maj – 28 Shtator)
Kopenhagen-Tiranë (2 Qershor- 18 Gusht)
Budapest-Tiranë.
Moskë-Tiranë (19 Qershor-11 Shtator)
Stokholm/Oslo/Goteborg (12 Maj – 2 Tetor)
Goteborg-Tiranë (6 Qershor – 3 Tetor)
Gdansk/Poznan/Ëarsaë/Prague/Katoëice/LondonGatëick. Periudha e fluturimit nga Qershor deri në Shtator.
Tel Aviv – Tiranë. Periudha e fluturimit fund Qershori deri në 26 Tetor.
Luton-Tiranë. Fluturim në periudhën 19 Prill deri në 27 Tetor