Bashkia e Tiranës u ka drejtuar një thirrje të hapur gjithë ndërtuesve që janë të interesuar për ndërtimin e teatrit.

Në dokumentin e publikuar, Bashkia u kërkon palëve të interesuara që të paraqesin propozimin e tyre për realizimin e projektit tw zhvillimit të zonës urbane të Teatrit Kombëtar përfshirë projektimin, ndërtimin dhe dorëzimin e godinës së re.

Por, aktorët pjesë edhe e aleancës për mbrojtjen e teatrit thonë se ende nuk ka një projekt konkret, pasi ai që është prezantuar më herët nuk ka pasur as kushtet bazike.

Neritan Licaj: Nuk ka projekt për Teatrin Kombëtar, është një gënjeshtër e madhe. Ai nuk është projekt, nuk ka as skena, s’ka ku janë dhomat e aktorëve, studiot e provave. Nuk është projekt. Këtë nuk po përpiqen të kuptojnë një pjesë e madhe. Është vetëm një fotografi.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit prej 4 ditësh qëndron 24 orë në monitorim të godinës, për shkak të denoncimeve se policia do të zhvendosë materialet dhe objektet e teatrit.

Artikulli paraprakAPLIKACIONI “CAJ MALI” QË NDIHMON SHQIPTARËT TË MARRIN NËNSHTETËSINË ITALIANE
Artikulli tjetërTRITOL MONUMENTIT TË NACIONALISTIT GREK, OMONIA: AKT TERRORIST