Një pallat dy katësh në lagjen “Skëndërbeg” të qytetit të Lezhës, rrezikon të dalë jashtë funksioni nga punimet që po kryhen për rindertimin e ures së vjeter mbi Lumin Drin.Trasea e rrugës në hyrje të ures ka arritur deri në themelet e këtij objekti, ku krahas bllokimit të hyrjes po sjell dëmtime në strukture.Shqetësimi është ngritur nga banoret të cilët thonë se jeta e tyre është e rrezikuar dhe pavarësisisht ankesave në bashki problematika e tyre nuk ka marrë vëmendje.

Ura mbi Lumin Drin eshte nje investim i Bashkise Lezhe me vlere 285 milion leke, qe synon qe te ndikoje ne uljen e trafikut permes krijimit te nje hyrjeje alternative ne qytet. Ndërkohë Bashkia Lezhë bën me dije se janë verifikuar në tërren pretendimet e banoreve dhe punimet që po bëhen nuk janë aspak cënim për sigurinë e pallatit dy katësh që ndodhet aty pranë.

Artikulli paraprakTAKIMI I DIPLOMATËVE PERËNDIMORË ME KURTIN, LAJÇAK: ERDHËM ME PLAN, ASIOCIASIONI TË FORMOHET PA VONESA
Artikulli tjetërVRASJA E MARTIN BARDHIT, ZBULOHEN DETAJE TË REJA