Edhe 80 apartamente të tjera janë ndërtuar në Lezhë në kuadër të rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit që shembi ose bëri të pabanueshme shumë banesa në qarqet Durrës, Tiranë dhe Lezhë. Kështu bëri me dije kryeministri Edi Rama në Facebook, ku bashkëngjiti disa foto të pallateve të reja.

“Edhe 80 apartamente të reja në zonën e dytë në Lezhë, pas bllokut të parë të dorëzuar me 97 apartamente”, shkroi Rama.

Ky është blloku i dytë i apartamenteve, pas 97 apartamentesh që janë ndërtuar në Lezhë më përpara gjatë projektit të rindërtimit.

Artikulli paraprakSTUDIMI/ BANKA E SHQIPËRISË BËN APEL: DUHET TË KONSIDEROJMË RREZIQET E NDRYSHIMEVE KLIMATIKE PARE SE …
Artikulli tjetërBILANCI/ 547 QYTETARË TË INFEKTUAR ME COVID-19, ASNJË HUMBJE JETE NË 24 ORËT E FUNDIT