Proçesi i rindërtimit nga tërmeti i 26-nëntorit të vitit 2019-të, u bë objekt diskutimi në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Lezhës. Këshilltarja e Partisë Demokratike Alfrida Marku solli në vemendje problematiken e pallatit 47 në qender të qytetit, i cili është shembur prej kohesh dhe ende nuk ka nisur rindërtimi i tij. Këto vonesa kanë penalizuar banoret dhe pagesa e qerase nuk është aspak justifikim.

Marrëveshja për ndërtimin e këtij pallati ka krijuar këto vonesa, por banoret do të trajtohen me bonusin e qirase derisa të hynë në shtëpitë e reja, u shpreh nën kryetari i Bashkisë Lezhë Ermal Pacaj.

Bashkia e Lezhës ishte një ndër zonat më të prekura nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019 dhe ndonëse kanë kaluar gati 4 vite, ka ende familje banesat e të cileve nuk janë rindërtuar ende.

Artikulli paraprakBERISHA MBLEDH KRYESINË E RITHEMELIMIT: NISIM NJË ANALIZË TË THELLË TË PROCESIT ZGJEDHOR
Artikulli tjetërLAGUNA E HARRUAR E GODULLËS NË KURBIN