Kater vite pas tërmetit, në Lezhë ka ende familje të pastreha në pritje të proçesit të rindërtimit.Problematika u ngrit në mbledhjen e Këshillit Bashkiak nga përfaqësuesja e Partisë Demokratike Alfrida Marku, sipas të cles janë 12 familje të pallatit 47 në qender të qytetit dhe 51 familje në zonat rurale të cilët nuk kanë gjetur ende zgjidhje, ndonëse vendimi për rindërtimin është marrë që në vitin 2021.
Nën kryetari i Bashkisë Lezhë Ermal Pacaj tha se proçesi i rindërtimit nga tërmeti ka përfunduar në masen 95% dhe po punohet për ti dhënë zgjidhje dhe familjeve që aktualisht janë të pastreha përshkak të problematikave të ndryshme që janë hasur.
Bashkia Lezhë bën me dije se të gjitha familjet e ngelura të pastreha nga tërmeti i 26-nëntorit të vitit 2019-të, do të trajtohen me bonus qiraje deri në rindërtimin e shtëpive.