Proçesi i rindërtimit nga tërmeti për një pallat në qender të qytetit të Lezhës dhe 40 banesave individuale vijon të jetë i bllokuar.Ky fakt është bërë i ditur nga kryebashkiaku Pjerin Ndreu, gjatë mbledhjes së fundit të këshillit bashkiak.Duke ju përgjigjur shqetësimit të këshilltareve të opozitës, Ndreu tha se i është kërkuar disa herë qeverisë që ti japë zgjidhje kësaj problematike, por deri më tani nuk ka asnjë dritë jeshile.
Kur kanë kaluar gati 5 vite nga tërmeti, në Lezhë janë aktualisht rreth 60 familje të pastreha, por bashkia garanton se do ju paguhet bonusi i qirase deri në rindërtimin e shtëpive të reja.