Disa nxënës e mësues iu bashkuan ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka gjatë vizitës në fshatin Bubq dhe Mazhë e Madhe, një prej zonave më të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Nxënësit kishin përgatitur dhurata për 120 fëmijë të zonës, të cilat shfaqën dëshirën për t’i shpërndarë bashkë me mësuesit e tyre, gjatë vizitës së ministres Xhaçka pranë familjeve të strehuara në çadra në këtë zonë rurale.

Ministrja Xhaçka informoi banorët se, qeveria dhe grupet e ekspertëve po punojnë në garë me kohën për të përfunduar sa më parë verifikimi i dëmeve.

Artikulli paraprakARSIMI, DREJTORI PULAJ: MËSUES EDHE NË ZONAT MË TË THELLA
Artikulli tjetërLEKË ÇUKAJ “QYTETAR NDERI” PAS VDEKJES I MALËSISË SË MADHE