Kryeministri Edi Rama ka shprehur mirënjohjen për humanistin nga Kosova Halil Kastrati, i cili kontribuoi vullnetarisht për rindërtimin e 23 banesave në Qarkun e Lezhës, pas tërmetit të 26 nëntorit të 5 viteve më parë.

“FALEMINDERIT
Nderim për Halil Kastratin, me mirënjohje për kontributin e tij të posaçëm në ndërtimin e 23 banesave për familjet e prekura nga tërmeti në qytetin e Lezhës”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.

Halil Kastrati u angazhua për ndërtimin e banesave në mënyrë vullnetare, ndërsa 3 vjet më parë u nderua me titullin “Qytetar Nderi” edhe nga Bashkia e Lezhës.

Artikulli paraprakASGJESOHEN 13 194 BIMË NARKOTIKE KANABIS SATIVA NË SHKODËR
Artikulli tjetërSKANDALI TE ONKOLOGJIKU, BERISHA: FONDET E ILAÇEVE U VODHËN NGA MANASTIRLIU E JOTI, E DENONCOVA SKANDALIN NË 2020