Ka nisur dita e 27-të e protestës së banorëve të Astirit tek Unaza e Re.
Banorët kanë filluar të mblidhen ndërsa ende nuk e kanë bllokuar rrugën. Kësaj here në mbështetje të banorëve, është edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Protesta e banorëve të Astirit është mbështetur nga Partia Demokratike dhe kryetari Lulzim Basha që prej ditës së parë. Banorët kundërshtojnë ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës, pasi sipas tyre ky projekt prek shtëpitë e tyre.
ARRSH ka sqaruar se banesat për të cilat kundërshtojnë banorët janë të palegalizuara, ndërkohë që Bashkia Tiranë ka ofruar zgjidhje për ta, bonusin e qirasë dhe strehimin nëpër banesa sociale.
Protesta zhvillohet në një kohë kur IKMT vazhdon shembjen e banesave dhe pastrimin e zonës për të bërë të mundur nisjen e punimeve.