Fjoart Jonuzi do të vijojë të jetë lojtar i Vllaznisë, të paktën edhe për një sezon tjetër. Klubi dhe futbollisti kanë vendosur të vazhdojnë bashkëpunimin, me lajmin që është publikuar në rrjetet sociale.Mesfushori ka qenë pjesë e rëndësishme e ekipit në sezonin që lamë pas, duke luajtur në 33 ndeshje. Jonuzi ka veshur këtë fanellë për 2 edicione me radhë.
“KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur marrëveshjen me futbollistin Fjoart Jonuzi për të luajtur edhe për një sezon tjetër me skuadrën tonë. Klubi ka vlerësuar kontributin e dhënë nga lojtari në dy sezonet e fundit dhe si rrjedhojë ka shprehur dëshirën për ta patur sërish në rradhët e tij.