Një shpërthim në vijën e finishit të garë së çiklizmit ka tronditur mediat në ditën e parë zyrtare të Lojërave Olimpike.
Mediat e pranishme bën të ditur se bëhej fjalë për një shpërthim të kontrolluar të policisë pasi ishte lajmëruar për një çantë të lënë diku në rrugë. Sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”, policia ka mbërritur në zonë dhe ka kryer këtë shpërthim të kontrolluar në bulevardin pranë plazhit të famshëm Kopagabana. Zëdhënësi i policisë më pas saktësoi se bëhej fjalë për një çantë të lënë vetëm që rezultoi të mos kishte asgjë, por procedura, për arsye sigurie, kërkonte këtë shpërthim të kontrolluar.