Pak ditë më parë partia demokratike ne Malësisë të Madhe zhvlloi një takim me të deleguarin nga shkodra Flamur Noka . Gjatë kësaj mbledhje u diskutuan udhëzimet që do të ndjeke Partia Demokratike.
Referuar këtyre udhëzimeve kryetari i Partisë Demokratike për Malësinë e Madhe Anton Kokaj bën me dije se që nga dita e sotme do të nis puna në terren me grupseksionet në Kastrat për riorganizimin e Partisë Demokratike.
Gjatë kësaj ndalesë do të propozohen kandidatët për kryetar bashkie, për këshill bashkiak si dhe për kryetarët e degës.
Ndërkohë Kokaj thotë se ende nuk ka ndonjë emër konkret përsa i përket zgjedhjeve. Kryetari thotë se cdo gjë do të bëhet sipas mendimit të qytetarëve .
Ndërkohë kryetari Kokaj fton të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e mendimeve dhe kandidimeve.