Grupimi “Dhjetor 90” në një riorganizim të ri që po bën ka mbërritur edhe në qytetin e Shkodrës.
Kreu i këtij grupimi Bislim Ahmetaj tha se misioni ende nuk ka përfunduar ndaj do të jenë një zë brenda partisë demokratike që sot është në opozitë duke e cilësuar edhe PD-në si përgjegjëse për mungesën e reagimit. Ahmetaj i pyetur nëse ky riorganizim po bëhet me qëllim për të qenë një lëvizje politike në të ardhmen, e mohoj një gjë të tillë. Kryetar për Shkodrën i grupimit “Dhjetor ‘90” u zgjodh Nesti Kiri ndërsa nënkryetar Arben Gjuraj. Grupimi “Dhjetor ‘90” do të nisë edhe me aktivitete të ndryshme duke qenë prezent në jetën politike në të gjithë Shqipërinë.