Një defekt në tubacionin e dërgimit të ujit të pijshëm që vjen nga pompat e Dobraçit në Shkodër është riparuar nga ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Qarku Shkodër. Gjatë riparimit të këtij defekti të papritur një pjesë e qytetit të Shkodrës qëndroi pa ujë të pijshëm. Inxhinieri i ujësjëllësit të qarkut Shkodër Lazër Pema kërkon ndjesë për mungesën e ujit të pijshëm ndërsa tregon se angazhimi i grupeve të punës në terren ishte maksimal deri në riparimin e plotë të këtij defekti.
Inxhinieri Pema thotë se Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Qarku Shkodër do jetë gjithnjë në gatishmëri për çdo rast të defekteve.
Tashmë ajo pjesë e qytetit të Shkodrës që nuk kishte ujë të pijshëm si shkak i defektit furnizohet normalisht. Disa herë ndërmarrja e ujësjellës kanalizime qarku Shkodër ka bërë thirrje qytetarëve që të kursejnë ujin e pijshëm për të mos e shpërdoruar në këto ditë të nxehta vere në mënyrë që të shmangen sa më shumë defektet në rrjetin e ujësjellësit.