Bashkia Shkodër ka nisur mëngjesin e 22 korrikut rikonstruksionin e trasesë së urës së vjetër të Bunës. E amortizuar nga lëvizja e motorrëve por edhe kushtet atomosferike, Ndërmarrja e Shërbimeve Publke e Bashkisë Shkodër ka nisur sot zevëndësimin e të gjithë trasesë së dëmtuar.

Punimet janë ndjekur edhe nga Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci i cili ka falenderuar punonjësit që po kryejnë këtë ndërhyrje edhe përballë temperaturave të larta. Puna në këtë ndërhyrje, pritet të përfundojë brënda 3 ditësh ndërkohë që sipas projektit teknik do të bëhet zevëndësimi i 105 dërrasave të dëmtuara ndërkohë që do të kryhet edhe lyerja e të gjithë trasesë së urës e cila ndihmon në ruajtjen e dërrasave nga dëmtimi për shkak të kushteve atmosferike. Edhe më përpara ura e vjetër e Bunës ka pësuar dëmtime duke u kthyer në një shqetësim për kalimtarët aty. Ky objekt është monument kulture i ndërtuar 135 vite më parë, në 1889-ën.

Artikulli paraprakPLAGOSI NJË PERSON PAS KONFLIKTIT PËR NJË VAJZË, ARRESTOHET AUTORI NË TALE
Artikulli tjetërNIS PUNA PËR TRANSFORMIMIN E TREGUT TË RUSIT