Vizitat e para të turistëve në qytetin e Shkodrës janë shoqëruar me trafik në rrugët kryesore, kjo për shkak të mungesës së një terminali për vendqëndrimin e autobusëve.

E vetmja hapësirë parkimi që bashkia u ka vënë në dispozicion autobusëve të linjave tëristike janë rrugët kryesore të Shkodrës. Ashtu si çdo vit, situata vijon të përsëritet. Autobusë të shumtë parkojnë në qendër të qytetit duke krijuar vështirësi lëvizjeje në qytet. Bashkia Shkodër nga ana tjetër, është mjaftuar me akordimin e një shumë prej 3 milionë lekësh për përmirësimin e sinjalistikës, kjo aspak e mjaftueshme për zgjidhjen e situatës.

Rreth 2 muaj më parë, në një intervistë për mediat përfaqësuesit e bashkisë shprehën domosdoshmërinë e përcaktimit të një terminali për autobusët, por duke ia faturuar këtë situatë Planit të Përgjithshëm Vendor. Aktualisht, autobusë të shumtë turistikë dhe jo vetëm, vijojnë të qëndrojnë parkuar në qendër të qytetit të Shkodrës për orë të tëra. Ky është një fenomen i trashëguar në qytetitn e Shkodrës, I cili përkeqësohet akoma më tepër gjatë sezonit turistik. Ata që preken më tepër nga kjo situatë janë qytetarët e Shkodrës, të cilët çdo ditë përballen me trafikun e rënduar të mëngjeseve si pasojë e hyrjes së këtyre mjeteve transporti publik deri në qendër të qytetit.

Artikulli paraprakPUNIMET NË BLLOKUN E PALLATEVE NË XHABIJE
Artikulli tjetër27 VITE NË PRITJE TË DËMSHPËRBLIMIT