Buxheti i vitit 2017 nuk është shpenzuar i plot nga Bashkia Shkodër. Për kryetaren Voltana Ademi, e gjithë kjo ka ndodhur për arsye të ndryshme.

 

Ndërsa sipas saj, Ministria e Financave ka blokuar disa herë projekte të ndryshme, të cilat nuk knaë mundur të vijojnë më tej. Një gjë e tillë nuk ka ndiodhur vetëm me Bashkinë Shkodër, por edhe me bashki të tjera në të gjithë vendin.

 

Sipas Ademit, projektet e planifikuara ka raste që nuk mund të realizohen për shkak të rrethanave objektive dhe si pasojë mund të shtyhen. Ajo solli shembullin e përmbytjeve në muajin mars që mund të kenë penguar prokurime të ndryshme, të cilat janë realizuar në muajt në vazhdim.

 

Përgjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak në këtë muaj, u bë e mundur edhe kalimi i pikës për rishpërndarjen e fondeve të trashëguara.

 

Artikulli paraprakWILL SMITH HEQ NGA POSTIMI FLAMURIN E KOSOVËS, VENDOS TË SHQIPËRISË
Artikulli tjetërKREMTOHET DITA E TRINISË SË SHENJTË