Këshilli i bashkisë Shkodër miratoi një rishpërndarje të fondeve të papërdorura të vitit të kaluar në shifrën 3 milion euro. Kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci tha se ky rialokim fondesh prej 3 milion euro shkon për investime në infrastrukturë duke prekur të gjitha fushat ndërsa opozita nuk e miratoi duke dhënë edhe argumentet përkatëse.

Ndërkohë në këshill u zhvillua edhe një debat politik teksa opozita përmes këshilltarit Florian Bianku i kërkoi kreut të këshillit që këshilli të mos ndahet si të majtë e të djathtë.
Gjatë diskutimeve për rialokimin e fondeve një debat u hap edhe për qentë endacak dhe një strehëz tjetër në të cilën po investon bashkia si dhe blerjen e disa mjeteve për këtë qëllim.

Në këtë mbledhje të gjatë të këshillit bashkiak të Shkodrës u miratuan 17 pikat e rendit të ditës për të cilat shumicën opozita i votoi kundër por kaluan duke qenë se të majtët janë shumicë në këtë këshill.

Artikulli paraprakVLLAZNIA NË FOKUSIN E “STAR SPORT”
Artikulli tjetërAMBASADORI GJERMAN SULMOHET NGA PALESTINEZËT GJATË VIZITËS NË BREGUN PERËNDIMOR