Shkolla 9 vjeçare “Zemra e Krishtit” ka organizuar panairin e festave në pedonalen e qytetit të Shkodrës. Nxënës të klasave të ndryshme kanë krijuar objekte dekorative nga më të ndryshmet.

Të ardhurat e këtij panairi do të shkojnë në qendrën e fëmijëve me aftësi të kufizuar “Vëllezërit e Nënë Terëzës” në Shkodër.

Nxënësit e kësaj shkolle ndjehen entuaziast për këtë panair dhe për ndihmën që ato japin për njerëzit në nevojë.

Ky panair organizohet për të pestin vit radhazi në qytetin e Shkodrës. “Gjej një nevojë dhe përmbushe” është slogani që shoqëron panairin e 2018-ës.

Ky panair do të jetë i hapur për të gjithë qytetarët edhe më 12 dhjetor e më pas të ardhurat do të shkojnë në ndihmë të fëmijëve me aftësi të kufizuar.

Artikulli paraprakPROTESTA, PANKARTAT MË PIKANTE
Artikulli tjetërSHKODËR, REKTORATI PLOTËSON KËRKESAT E STUDENTËVE