Për herë të parë në Shkodër do të zhvillohet gara kombëtare e hipizmit.

Kjo garë organizohet në plazhin e Velipojës nga “Sport Klub Vllaznia” në bashkëpunim me dy ekipe që janë në Shkodër. Sokol Kajoshi, trajner i Vllaznisë në hipizëm thotë se skuadra kuqeblu synon që të jetë fituese bashkë me ekipin tjetër Bilali Hipizëm në garën në Velipojë. Gara kombëtare në hipizëm në Velipojë do të zhvillohet të dielën në ora 11:00 ku përveç një gare sportive do të jetë edhe një spektakël për të gjithë tifozët dhe të apasionuarit pas hipizmit.

Artikulli paraprakGRIMA: KOMBËTARJA E FEMRAVE NDER DHE RESPEKT PËR MUA
Artikulli tjetërZGJIDHET ASAMBLEJA E PS, JA EMRAT FITUES