Së fundmi Instagram ka filluar testimin me ndjekjen hashtageve në rrjetin social.
Me fjalë të tjera do të jetë një veçori e mrekullueshme për ata që duan të dinë më shumë rreth një teme po nuk dinë cili profil ti drejtohen. Por nisur nga popullariteti i disa hashtageve, postimi i çdo gjëje në furnizuesin e përmbajtjeve do të ishte mbytëse prandaj kompania ka limituar atë tek postimet kryesore dhe historitë e fundit.
Deri tani funksioni është shfaqur vetëm tek një numër i kufizuar përdoruesish. Instagram ende nuk ka ofruar asnjë informacion por zakonisht veçoritë eksperimentale përfundojnë duke u publikuar për të gjithë.