Aplikacioni i famshëm në thuajse gjithë botën, WhatsApp, pasi u ble nga rrjeti social Facebook po pëson seri ndryshimesh që i përafrohen në opsione blerësit të tij. Për herë të parë është vendosur të shtohet opsioni Like/Pëlqej, për të vlerësuar mesazhet që marrim e japim me tekst, ikona, foto, audio dhe video. Gjithashtu vjen edhe opsioni i ri, “shënoje si të palexuar”, opsion i njëjtë me atë që është edhe në Facebook Messenger.

Qëllim i këtij funksioni është arkivimi i mesazhit dhe leximi në një moment të dytë. Këto funksione do të jenë aktive, si në platformën iOS të Apple, edhe në pajisjet Android të Google. Disa mendojnë se këto dy funksione do ta bënin këtë aplikacion popullor, gjithnjë e më shumë të ngjashëm me një rrjet social. Facebook gjithsesi dëshiron që risitë t’i mbajë në pararojë. Kur drejtuesit e aplikacionit WhatsApp futën opsionin e thirrjeve direkte telefonike pa pagesë, ky shërbim u bllokua në pak ditë. Menjëherë më pas u fut në Facebook shërbimi i thirrjeve telefonike pa pagesë tek çdo person që ka Facebook dhe në momentin e thirrjes është aktiv. Thirrjet telefonike tek aplikacioni WhatsApp u rihapën vetëm pak muaj më parë, pasi Facebook shtoi risinë tjetër në rjetin social, videothirrjet. Ndërkohë, aplikacioni WhatsApp në përditësimet e muajve të fundit futi edhe elementin më të ri për prishjen e privatësisë, atë të njoftimit për mesazhet. Dy vija në fund të çdo mesazhi njoftojnë se ai u dërgua kurse dy vijat blu tregojnë se mesazhi u lexua. Nga shumë njerëz kjo është parë si shkelje privatësie. Disa kanë çaktivizuar opsionin e të parit online te ky aplikacion që po bëhet gjithnjë e më shumë i pranishëm tek njerëzit me mbi 800 milionë përdorues në mbarë botën.

Artikulli paraprakCAS VENDOS! SHQIPËRIA 3 PIKË NË TAVOLINË NDAJ SERBISË
Artikulli tjetërMAQEDONI, FAMILJA I VE FLAKEN DHOMES SE AZILIT