Muaji shkurt pritet që të jetë tejet intesiv për partinë demokratike. Shumë prej qyteteve që janë të bashkuara në një degë të vetme në PD pritet që të ndahen veçmas në rrugëtimin e tyre të mëvonshëm. Një gjë e tillë pritet edhe për PD-në e Shkodrës që të jetë veçmas nga Vau Dejësi, qytet me të cilin deri tani kanë qëndruar nën një çati.

E teksa të gjithë janë në pritje të një riorganizimi të ri, kjo edhe si një shkundje pas humbjes në zgjedhjet e 2015-ës në rang kombëtar, për PD-në e Shkodrës kanë nisur të dalin në skenë emrat e mundshëm për kryetar. Kryetari aktual Ramiz Çobaj që u votua nga demokratët në 2014-ën duke fituar garën e balotazhit me Bardh Spahinë pritet që të rikandidojë për t’u rikonfirmuar në krye të PD-së së Shkodrës. Çobaj ia arriti herën e parë por siç thonë më e vështirë është për ta mbajtur fronin. Gara pritet të jetë më e fortë kësaj radhë për vetë emrat që pritet të kandidojnë. Përballë kreut aktual Çobaj pritet që të jetë një tjetër figurë e pushtetshme e PD. Bëhet fjalë për ish-kryetarin e bashkisë Shkodër Lorenc Luka. Vetëm pak kohë më parë nuk përjashtoi mundësi e kandidimit për deputet dhe për këtë të qenurit kryetar partie do t’ia shtonte shanset. Luka ka ende të besuarit e tij në PD dhe ka gati motorrët për të hedhur kandidaturën. Ish-kryebashkiaku në këto 25 vite ka drejtuar edhe dy herë të tjera PD-në e Shkodrës. I treti që përforcon këtë garë në familjen e demokratëve shkodran është deputeti aktual Helidon Bushati. Ndonëse aktiviteti i tij lidhet më shumë me Tiranën, pas shumë vitesh mundet që të jetë më afër qytetit të tij por duke kandiduar për kryetar të PD. Edhe nëse vazhdon të jetojë në Tiranë, nuk është i vetmi sepse edhe Çobaj e drejton partinë në aksin Shkodër-Tiranë duke qenë se është i vendosur në kryeqytet. Emri i katërt më i mundshëm deri tani është ai i Xhevdet Amulit. Ish-anëtari i këshillit bashkiak, nuk është çudi nëse provon të marrë postin e kryetarit të PD-së. Zgjedhjet e 2014-ës në PD-në e Shkodrës janë shoqëruar me një sërë problematikash dhe dy vite nuk janë shumë për të qetësuar totalisht gjakrat. Pritet një garë e fortë e cila do të shfaqë sërish grupazhet brenda demokratëve shkodran.

Artikulli paraprakDY AKSIDENTE BRËNDA DY ORËVË NË RRUGËT E QARKUT SHKODËR
Artikulli tjetërZUES, QENDËR SHËNDETËSORE PA UJË DHE KREJTËSISHT E AMORTIZUAR