Vetëm 2 vjet pas një ristrukturimi të plotë, Partia Demokratike i është rikthyer sërish këtij proçesi në përpjekeje për të forcuar strukturat për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur Kryesinë, nga ku ka dalë me një projekt të qartë ku jo vetem synon zgjedhje të reja në disa degë për cilat analizat konstatuan mosfunksionim strukturash, por do të ketë dhe ndarje të disa degëve të mëdha, duke bërë që nga 53 që janë aktulisht të shkojnë në 67. Partia Demokratike ka mbledhur Kryesinë nga ku ka startuar një proçes i thellë riorganizmi në gjithë degët e vendit, në kuadër të përgatitjes për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kryesia e Partisë Demorkatike ka përcaktuar dhe drejtuesit për organizimin zgjedhor, duke veçuar lëvizjen nga zonat tradicionale të disa eksponentëve të lartë. Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani do të drejtojë grupin e punës në Shkodër, deputeti Flamur Noka do të mbulojë organzimin e Vlorës, drejtimi i proçesit të ristrukturimit të Lezhës i besohet Jemin Gjanës, Ridvan Bode është caktuar në Berat, ndërsa Genc Ruli në Korçë.
/ Star Plus TV /