Grupit te artistëve qe jane kunder shembjes së Teatrit Kombëtar i është bashkuar edhe drejtorja e teatrit “Migjeni” të qytetit të Shkodrës, Rita Gjeka.

Artistja Gjeka e quan turp shembjën e një godinë e cila mban aq shumë vitë mbi supe dhe ka kaluar gjenerata të ndryshme artistësh.

Për drejtoren e teatrit të Shkodrës është e padrejtë shembja e një arkitekture të tillë e cila i ka rezistuar dhe tërmetit të rënë pak ditë më parë.

Ndër të tjera ajo nuk la pa përmendur dhe rëndësinë që ka teatri Kombëtar për qytetin e Shkodrës duke thënë që ajo godinë artistike është themeluar nga emrat e mëdhenj të artit shkodran si Pjetër Gjoka, Loro Kovaçi e shumë të tjerë.

Shembja e teatrit ka qënë kryefjalë e ditëve të fundit jo vetëm nga artistët por dhe deputetet.

Mjaft debate janë bërë për mbrojtjen e tij. Para pak ditësh kryeministri Edi Rama deklaroi se godina e teatrit Kombëtar do të shembet nga themelet për t’u rindërtuar me një tjetër arkitekturë.

Artikulli paraprakTAKIM NË LEZHË PËR LUFTËN KUNDËR KANABISIT
Artikulli tjetërHUMBI JETËN NË PUSETË, FAMILJARËT: ASNJË NDIHMË