Tetatri “Migjeni” i Shkodrës po përgatitët për të sjellë në skenë monodramën “10 urdhnimet” të autorit Roberto Benini.

Nën interpretimin e aktores Rita Gjeka dhe regji te Dritan Sulejmanit, kjo shfaqje synon të ndërgjegjësojë dhe të japë mesazhe paqeje e dashurie, duke e lidhur edhe me ngjarjet e ditëve të fundit që po ndodhin në botë ku po vriten mijëra të pafajshëm. Gjithashtu kjo pjesë bën thirrje për ndalimin e disa veseve të shoqërisë sonë si tradhëtia, smira, lakmia etj. Në provat e fundit para përballjes me spektatorin, Rita Gjeka tregon më shumë për emocionet që servIr kjo shfaqje. Regjisori Dritan Sulmeni tregoi se pse zgjodhi pikërisht teatrin “Migjeni” për të bashkëpunuar. Monodrama “10 urdhnimet” ngjitet në skenë datat 17 dhe 18 dhjetor në orën 18:00. Shitja e biletave ka nisur dhe ato mund të gjenden pranë sportelit të teatrit.

Artikulli paraprak“PRENKË JAKOVA” SHFAQJE ARTISTIKE ME NXËNËSIT E VEGLAVE FRYMORE
Artikulli tjetër“SHKODRA N’FESTË” SJELL VALON SHEHU NË NJË KONCERT LIVE