Rita Ora, e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Wendy Williams Show” ka folur për Shqipërinë.
Në një pjesë të intervistës, drejtuesja e emisionit nis të bëjë shenjën e shqiponjës. “Oh kjo është shenja e vendit tim”, thotë Rita, tepër e emocionuar.
“Ajo është shqiptare, unë mendoja se ishte gjysmë me ngjyrë dhe gjysmë e bardhë,” i drejtohet ndërkohë prezantuesja audiencës.
“Të gjithë e mendonin këtë, por jo jam shqiptare. Është çmenduri, jo të gjithë e njohin këtë vend të vogël. Është bukur,” ka vazhduar këngëtarja 26 vjeçarja.