Shkrimtarja dhe botuesja e njohur Rita Petro ishte e ftuar në takimin e radhës të librit në bibliotekën shkencore të universitetit “Luigj Gurakuqi” për të promovuar librin “Lindur së prapthi”. Një roman ky I nominuar për Çmimin Europian të Letërsisë.

Sipas shkrimtares, të rinjtë nuk kanë nevojë për shembuj të gatshëm por për motivimin dhe nxitje që të shpalosin anën e tyre më të mirë.

Përdorimi I gjuhës standarte, jo gjithmonë është prezent në botimet e saj dhe për këtë shkrimtarja tregon se ka marrë vlerësime nga lexuesit.

Pjesë e takimit ishin studentë dhe pedagogë të universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”

Artikulli paraprakNDËRTIMI I HEC-it, PËRSHKALLËZOHET REAGIMI I BANORËVE
Artikulli tjetërNOT, TRE VENDE TË PARA PËR VLLAZNINË